Në kuadër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve” Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh të qartë mbështetës pro gazetarëve, duke dënuar krimet dhe kërcënimet e kryera ndaj reporterëve shqiptarë.
Meta organizoi një pritje me gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja. Në fjalën e tij Meta u apeloi gazetarëve që të qëndrojnë pa u trembur në krye të detyrës së tyre.
“Dua të shpreh mirënjohjen dhe solidaritetin për të gjithë komunitetin tuaj, për gazetarët dhe gazetaret, për misionin dhe profesionalizmin dhe të drejtën e fjalës së lirë. Liria e medias është një kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. Kur cënohet liria dhe të drejtat e gazetarit është cënuar themeli i sistemit demokratik. Një solidaritet dua të shpreh për gazetarët e terrenit. Për ata që raportojnë ngjarjet, faktet në mënyrë të menjëhershme. Apeli im sot është që gazetarët të vijojnë pa u trembur në raportimin e lajmit dhe pa u shantazhuar nga askush. Dua të përsëris thirrjen time edhe më parë të bërë publike, ndaj institucioneve, që të zbardhen sulmet ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, pasi çdo vonesë në këtë drejtim ndikon negativisht në lirinë e shprehjes në vendin tonë. Mosndëshkimi i tyre kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Asnjë gazetari nuk duhet t’i rrezikohet jeta apo t’i rrezikohet vendi i punës për shkak të një lajmi”, tha presidenti Meta.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...