Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.
Osmani e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.
Sipas Osmani, BE-ja, mbetet partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian është objektiv strategjik i Republikës së Kosovës.
“Gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...