Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Estoni për vizitë zyrtare.
Gjatë kësaj vizite ai u prit nga Presidenti i Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas, ku diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë.
Pas takimit Ilir Meta shkruan:
Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë solide për të patur marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera.

Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...