Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se vizita e tij në Gjermani vetëm pak ditë pas zgjedhjeve atje dëshmon se Shqipëria është në qendër të vëmendjes për rëndësinë që ka në Ballkanin Perëndimor.
Meta, në një intervistë për DË tha se me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeie diskutuan për zhvillimin e proceseve të rëndësishme në Shqipëri, transmeton arbresh.info.
“Vizita ka qenë e përgatitur dhe e fiksuar prej kohësh dhe natyrisht nuk mund të neglizhojmë dhe faktin që ndodh dy ditë pas zgjedhjeve të fundit interesante në Gjermani por që njëkohësisht tregon se asgjë nuk do të ndryshoj mes partneritetit të shkëlqyer midis vendeve tona, midis Gjermanisë dhe Shqipërisë por njëkohësisht edhe faktin se kjo vizitë ishte nga vizitat e parë të planifikuar dhe me ftesë të presidentit të Gjermanisë që tregon se Shqipëria është në vëmendjen e vazhdueshme së bashku edhe me rolin e saj në Ballkanin Perëndimor, në qendër të vëmendjes të politikës gjermane”, u shpreh Meta
Ai tha se zgjedhjet në Gjermani nuk do të influencojnë raportet Gjermani-Shqipëri.
“Suksesi i ADF-së në zgjedhjet e fundit në Gjermani tregon se do të na duhet edhe më shumë përpjekje, të demonstrojmë edhe më shumë sukses për të qenë anëtarë të barabartë në Bashkimin Evropian”, tha Meta./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër