I gjendur në ambientet e paraburgimit, nuk arriti dot të merrte pjesë në hapjen e fushatës së koalicionit opozitar “Aleanca Madhështore”.
Por kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me një status në rrjetin e tij social, ku shkruan se takimi në sheshin “Nënë Tereza” ishte madhështor.
“MADHËSHTORE! E vetmja fjalë që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar”, shkruan Meta.
Ai e cilëson hapjen e fushatës si një start të jashtëzakonshëm, duke shtuar se janë vetëm 30 ditë larg nga fitorja e tyre.
“Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!”, shkruan mes të tjerash Meta.
Kujtojmë që, në mungesë të Ilir Metës, në sheshin “Nënë Tereza” u panë të merrnin pjesë tre fëmijët e tij, si dhe kandidatët për deputetë nga Partia e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit
Reagimi i plotë
MADHËSHTORE!
E vetmja fjalë që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar.
Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr. 1.
Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë, dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.
Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash!
Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!
VOTO NR. 1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë./euronews
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...