Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një raport të hollësishëm dërguar Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve.
Raporti rreth 50 faqe është publikuar në faqen e institucionit të Presidencës, ku shpjegohen me detaje të gjitha hapat e ndjekura nga kreu i Shtetit për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në konkluzionet e raportit shpjegues Presidenti Meta ka ripërsëritur se, aktet e ndërmarra prej tij, janë marrë në kushtet e një krize të rëndë, të paprecedentë politike, kushtetuese dhe institucionale, ku si e tillë ai vlerësoi se, duhet të ndërhynte në mënyrë që t’u ofronte palëve, kohë për reflektim dhe gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut politik.
“Duke qenë në këto kushte Presidenti i Republikës është i vetmi institucion kushtetues funksional që ka vullnetin, mundësinë dhe kompetencën ekskluzive kushtetuese për të ndikuar në kapërcimin e krizës”, shkruhet në raportin shpjegues të presidencës drejtuar Komisionit të Venecias.
Kosova voton sot, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea