Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, znj.Maria Royce.
Meta vlerësoi rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës.
“Duhet të synojmë, – theksoi Presidenti Meta, “që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij”.
“Shqipëria mirëpret, vijimin e angazhimit të përbashkët në drejtime të tilla, si shkëmbime të studentëve, akademikëve apo studiuesve të të dy vendeve.
Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë”, – u shpreh Kreu i Shtetit./BalkanWeb/
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...