Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të enjte një takim me futbollistin e Kombëtares Ansi Agolli.
Meta ka shkruar në rrjetin social se ishte kënaqësi të priste në takim një njeri që i ka përkushtuar 73 ndeshje Kombëtares kuqezi.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me futbollistin e Kombëtares Ansi Agolli, i cili luan edhe me ekipin e Karabakut në Azerbajxhan.
“Kënaqësi të prisja sot Ansi Agollin e të flisnim për Botërorin që kaloi dhe sfidat e futbollit tonë. Mirënjohje për përkushtimin e tij në 73 ndeshjet e luajtura për Kombëtaren tonë dhe arritjet e saj historike. I urova suksese për të ardhmen kampionit të Azerbajxhanit por jo kundër Kukësit. ????”- shkruan Presidenti Meta në Facebook.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912.1073741829.1477517792294489/1853508691362062/?type=3
Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...
Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, k...
Për të dytin vit me radhë, Trepça dominoi basketbollin kosov...
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...
Monedha e re: Bullgaria kalon në euro