Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka dalë hapur kundër zgjedhjes së Ilir Metës, President i Shqipërisë. Sipas Blushit, Rama po shkon drejt postit të Presidentit si shkak e frikës dhe jo shpresës.“Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë.
Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës, për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim diçka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur.
Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa. Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit. Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen”- shkruan Ben Blushi në Facebook. Ndërkohë sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seanca parlamentare ku do të votohet për Metën si Presidentin e ri të Shqipërisë. /albeu.com
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...