Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat nga Korça, ka përsëritur se nuk i intereson se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese në lidhje me vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij nga detyra.
“Nuk kam interes për atë që do të vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin pse ka dhënë intervistë. Unë mezi po pres që të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë që më rrinë para-mbrapa, nuk i duroj dot fare. Po më pret populli i 2 marsit që ka nevojë për një lidership me karakter, që mban fjalën dhe që mbron qytetarët shqiptarë që i nxjerrin në rrugë në mes të natës”, tha Meta.
“Në zgjedhjet më të para, pasi të heq kostumin e Presidentit, më keni në betejë dhe në beteja të vërteta”, theksoi Meta./A2/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...