Presidenti Ilir Meta, ka bërë me dije se do të kthehet aktiv në politikë pas përfundimit të mandatit presidencial.
Sipas Metës, kishte plane të tjera por pas 25 prillit vendosi që të ndryshojë këto plane dhe kjo e detyroi sipas tij të kthehej aktiv në politikë.
“25 prilli më ndryshoi, planet. Kisha plane të tjera. Nuk do pranoj kurrë dhe asnjëherë një mandat të dytë si President nga Rama apo Basha. Kam bërë gjithçka kam mundur për vendin në këtë situatë, ndaj jam i vendosur për tu rikthyer aktiv ne politik. Me 25 korrik 2022 rikthehem aktiv në politikë sepse nuk kam rrugë tjetër. Këtë e diktoi 25 prilli. Unë jam lider vetë, që dua nga të gjithë politikanët t’i kthejmë sovranitetin popullit shqiptar”, tha Meta./noa/
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...