Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për Akademinë e Shkencave”.
Presidenti Meta shprehet ne argumentimin e tij se ligji për Akademinë bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pasi sipas tij cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë; cenon kompetencat e Presidentit të Republikës; si dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.
Sipas Metës, ndesh me ligjin bie edhe çështja e emërimit të kryetarit të Akademisë së Shkencave. Ndërhyrje që Meta e quan antikushtetuese pasi kufizohet roli i Presidentit.
Meta thekson më tej se Presidenti i Republikës është organi i vetëm i emërtesës për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe kjo kompetencë e Kreut të Shtetit kurrsesi nuk mund të derivohet dhe as të kufizohet në një vendimmarrje të dytë të ndonjë institucioni apo organi tjetër kushdo qoftë ai.
28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...