Kreu i shtetit, Ilir Meta është shfaqur krah këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, e cila është edhe këndon në këngën “Live It Up” kushtuar botërorit “Rusi 2018”.
Në një intervistë për Ora News, Presidentit Meta ka shprehur emocionet për ndeshjen Zvicër-Kosta Rikë, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
Meta beson në potencialin e lojtarëve shqiptarë që luajnë me Zvicrën, duke shpresuar edhe për finalen.
“Barazimin e kemi në xhep. Këtu jemi me Era Istrefin e cila është finalistja e vetme e sigurt e këtij botërori. Ishte kënaqësi që bashkë me Erën, Norën, Robertin dhe Kastriot Tushën ndoqëm këtë. Shpresojmë që në finale të ketë dhe shqiptarë të tjerë.
Rruga më e sigurtë është përmes Zvicrës.
Suedia është skuadër tepër e fortë dhe me Gjermaninë do kishte pasur rezultat më të mirë nëse do kishte trajnerin më guximtar.
Unë besoj shumë tek karakteri i Zvicrës dhe shqiptarëve të Zvicrës, sidomos tek përqendrimi i tyre dhe e kalojnë 100% e potencialit të tyre, ashtu sic ka ndodhur dhe me Serbinë. Kështu që besoj se ndeshja do jetë e vështira, por mbetem me shpresa të mëdha”.
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...