Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë detaje rreth takimit të zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Meta përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me Bashën kanë diskutuar rreth krizës aktuale në Shqipëri.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje evropiane nga të gjithë”, ka shkruar Meta në Facebook.
Në takim ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, por ai ka refuzuar të takojë presidentin me arsyetimin se ishte i zënë me zgjedhjet.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...