Presidenti Ilir Meta do të jetë i pari nga krerët e politikës që do të votojë këtë të diel.
Kreu i shtetit pritet të hedhë votën në orën 07.00, në qendrën e votimit në Kopshtin nr. 31, rruga “Pjetër Bogdani”, në Tiranë.
Presidenti ka paralajmëruar që më pas do të ndalet në Durrës e në Vlorë, për të penguar çdokënd që do të prekë votën.
Pak më vonë, në orën 09.00, do të votojë kryetari i PD, Lulzim Basha, pranë çerdhes nr. 13, në rrugën “Demir Gashi”, në Njësinë 8.
Kryeministri Edi Rama do të hedhë votën në kuti nga Surreli, në orën 10.30, kurse kryebashkiaku Erion Veliaj do të votojë në orën 09.00, te Parku Olimpik në Tiranë.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...