Presidenti Ilir Meta është shprehur se Rezoluta e Bundestagut është pika e referimit për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Në një intervistë për gazetën MAPO, presidenti ka deklaruar se sa i përket krizës, opozita nuk duhet të kishte qasje delegjitimuese dhe mazhoranca qasje uzurpuese. Ai i është referuar kushteve të Bundestagut si një platformë e mirë për daljen e vendit nga kriza.
“Në vlerësimin tim, opozita nuk duhet të kishte ndjekur rrugën e largimit dhe delegjitimimit të institucioneve, por duhet të bënte çdo gjë për të mos lejuar kapjen dhe uzurpimin e institucioneve. Kam qenë gjithnjë i qartë që opozita të mos kishte qasjen e delegjitimimit dhe shumica atë të uzurpimit, qasje që nuk kanë asnjë pikë takimi, por të gjenin rrugën e dialogut politik në interes të integrimit të vendit. Rezoluta e Bundestagut është pika e referimit për zgjidhjen e krizës në vend dhe integrimin në Bashkimin Europian. Ajo është platforma më e mirë për daljen e vendit nga kriza dhe arritjen e reformave për një anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE”
Presidenti Meta deklaroi gjithashtu se votimi i Reformës në Drejtësi në mënyrë unanime është arritje e tij si Kreu i Kuvendit dhe se akuzat se ai nuk e do këtë reformë janë të sponsorizuara nga ata që kërkojnë të kapin institucionet sipas tij.
“Kjo është një nga tezat më bajate e sponsorizuar majmërisht nga ata që duan qëllimisht dështimin e Reformës në Drejtësi dhe kapjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë. Është e qartë nga të gjithë se pa përpjekjet e mia, Reforma në Drejtësi e 21-22 korrikut 2016, që u miratua me 140 vota, nuk do ishte arrirë, por do të kishte lindur e dështuar dhe Shqipëria nuk do të kishte marrë as rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave në vjeshtën e vitit 2016, për shkak të konsensusit të ndryshimeve kushtetuese. Të gjithë e kanë të qartë se kujt i ka interesuar asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Frika u përket frikacakëve. Kjo nuk ka lidhje me Presidentin, pasi të gjithë e dinë se ai nuk i përket kësaj kategorie”
I pyetur për një rikthim të tijin në LSI, Meta u përgjigj me një shprehje të Felipe Gonzales.
“Më pëlqen shumë një thënie e Felipe Gonzales: “E ardhmja nuk është më ajo që ishte””
Në fund të intervistës së tij Presidenti Meta dërgoi një mesazh për kryeministrin Rama. I pyetur se nëse ka ardhur koha për largimin nga politika, presidenti u përgjigj se kjo për një politika ndodh kur ka frikë nga vota.
“Mjaft për një politikan është kur ai ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve të tij”.
Konjufca kujton Epopenë e Dukagjinit: Një nga momentet më do...
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë