Në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shtetit të Izraelit, nga Ilir Meta u kremtua “Hanukaja”, Festivali i Dritave e i lirisë së besimit, ku ishin të pranishëm deputetë dhe përfaqësues të Qeverisë, institucioneve të pavarura kushtetuese e të pushtetit vendor, krerë të bashkësive fetare, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar, të Bashkësisë Shqiptaro-Hebraike, të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, si dhe personalitete të ndryshme.
Me këtë rast, Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Rafael Faust me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë dhe kontributit të vyer shumëvjeçar si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Izrael për zgjerimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve historike dypalëshe, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtaro-ekonomik mes dy vendeve dhe për promovimin e imazhit të shqiptarëve në këtë vend mik”.
Pasi u zhvillua rituali i ndezjes së qiririt të parë simbolik të Menoras, Meta theksoi se “Shembulli frymëzues i Hanukas na mëson të gjithëve se liria dhe e drejta besimit janë të shenjta e të patjetërsueshme”.
“Shqipëria pas viteve ’90-të ka rikthyer lirinë e besimit dhe të ushtrimit të tij. Së bashku me lirinë dhe bashkëjetesën model, ne krenohemi me realitetin tonë. Pikërisht bashkëjetesën, këtë vlerë të rrallë dhe pasuri të çmuar të kombit tonë ne duhet ta ndajmë me gjithë zemër edhe me kombet dhe vendet e tjera, sidomos në botën e trazuar dhe në erën e globalizimit ku jetojmë sot. Festa e kësaj mbrëmje të mrekullueshme na shërben për reflektim dhe për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ndër të tjera Meta./tch/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...