Në konferencën për mediat ku shpalli 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet vendore, Presidenti Ilir Meta sqaroi edhe dy arsyet e një vendimmarrjeje të tillë.
“Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe së dyti, Sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore.
Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet ën tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.” u shpreh Meta
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...