Presidenti i vendit Ilir Meta deklaroi se janë rreth 70 vatra aktive zjarri në gjithë Shqipërinë, të cilat po rrezikojnë rëndë pasuritë natyrore.
Meta njoftoi të hënën në mbrëmje se situata e zjarreve është alarmante andaj duhet t’i drejtohemi Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane.
Nisur nga paralajmërimet e IGJEUM, presidenti tha se prej më shumë se një muaji ka kërkuar reagimin në kohë të strukturave përkatëse.
“Duke vlerësuar sakrificat e deritanishme të forcave zjarrfikëse, të personelit të Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, konstatoj se megjithatë situata po percipiton shumë rrezikshëm,” – shkroi Meta në Facebook.
Ai bëri thirrje për kthimin në detyrë të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sjellja e të cilit sipas Metës është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.
Prej ditësh në të gjithë vendin janë regjistruar dhjetëra vatra zjarri nga Veriu në Jug ndërsa situata më problematike paraqitet në zonën e Karaburunit dhe Kurbinit.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00