Deklarata e drejtpërdrejtë e Sigmar Gabriel kundër bojkotit të Partisë Demokratike e thënë në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin dhe e përforcuar në atë me Kryeministrin Edi Rama, është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.
“Ministri i Jashtëm gjerman i bëri thirrje opozitës shqiptare ditën e hënë që t’i japë fund bojkotit parlamentar, të mos bllokojë ecjen përpara të reformës në drejtësi dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të qershorit”, kështu e nis shkrimin e saj agjencia Associated Press.
“Gabriel paralajmëroi ata që bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, dëmtojnë vendin dhe vështirëson rrugën e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian”, vijohet aty shkruan TCh.
Shkrimi thekson se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian kërkesat e opozitës shqiptare nuk janë të qarta dhe sidomos ajo për qeverinë teknike vetëm pak javë para zgjedhjeve të 18 qershorit.
Agjencia prestigjoze e lajmeve më tej kujton se opozita shqiptare thotë se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme nëse nuk plotësohet kërkesa e saj kryesore; ajo për qeveri teknike.
Gabriel, thotë AP, e quajti absurde protestën dhe kërkoi opozita ta zhvendosë betejën e saj në Parlament, jo jashtë tij.
“Le të shkojnë në Parlament, ku janë anëtarë. Gjermania beson se bojkoti i Parlamentit nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur pakënaqësitë”, citohet Gabriel.
Më pas, Associated Press e cilëson sistemin e drejtësisë si shqetësimi dhe pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Forcat amerikane janë më se...
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...