Deputeti i PS Eduart Ndocaj ishte sot për vizitë në shtëpinë e familjarëve të Klemend Balilit, nga ku do të deklaronte se i shumëkërkuari nuk është “Escobari i Ballkanit” por kapedan.
Por kaq ka mjaftuar që nga Greqia të vijnë akuzat e para.
Është portali grek “EpirusPost” i cili në një shkrim të tij, thotë se shkruan se Balili ka tërësisht mbrojtje politike nga Qeveria e Tiranës edhe pse është në kërkim nga autoritetet greke dhe Interpoli.
“Tallja me rastin e Kelmend Balilit që dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Transporteve në Sarandë verën e kaluar dhe që prej atëherë është zhdukur, është tregues i qartë i qëndrimit të autoriteteve shqiptare. Hotelin Santa Quaranta e vizitoi të dielën deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj për të dhënë urimet e përzemërta për kontributin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare”, shkruan media gerke.
Ky portal përmend edhe ngjarjen e djeshme në detin Jon, ku një skaf me tre persona në bord tentoi të trafikonte 2 ton nga Shqipëria në Itali.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...