Shëndetësia do të jetë një ndër sektorët prioritar për investime në vitet në vijim. Gjatë një takimi me mjekë në spitalin Memorial të Fierit, zv. kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku premtoi se do të vijojë politika e rritjes së pagave për bluzat e bardhat. Ndërkohë që theksoi se autonomia financiare në spitale do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Albana Koçiu premtoi kredi me zero interes për mjekët që duan të blejnë shtëpi si dhe bonuse të kënaqshme për mjekët që zgjedhin zonat e largëta.
Spitali Rajonal Memorial Fier, është i pari që ka nisur të zbatojë autonominë menaxheriale dhe në 2025 do të aplikohet edhe autonomia finaciare./abcnews.al
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...