Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia për drogë. Gjatë një kontrolli në makinë, shqiptarit iu gjetën mbi 1 kilogramë kokainë.
Mëngjesin e 29 prillit, policia vuri re një makinë që lëvizte në mënyrë anormale, me shpejtësi të reduktuar dhe duke ndaluar për ndalesa të shkurtra pranë mjeteve të tjera.
Në atë moment u aktivizua kontrolli, por burri që drejtonte makinën u përpoq të arratisej duke u kthyer papritur mbrapa. Megjithatë, një tjetër makinë policie e pengoi të arratiset.
Gjatë kontrollit u gjet një sasi e madhe lënde narkotike. Për këtë arsye personi u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë./abcnews.al
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...