Një skaf i gjatë 16 m që lundronte nga Korfuzi drejt Sarandës ka lëshuar alarmin SOS në det sot rreth orës 11.30.
Në ndihmë të skafit ka shkuar policia kufitare, e cila ka bërë të mundur shpëtimin ekuipazhit.
Ndërkohë që skafi raportohet se eshtë fundosur.
Sipas raportimeve të vetë Policisë Kufitare, në bordin e skafit që mbante flamuru hollandez ndodhej një shtetas italian.
Incidenti me skafin saktësohet se ka ndodhur 1.5 milje larg brigjeve të Kapoqefal në detin Jon.
Një nga hipotezat që mund të ketë çuar në avarinë e skafit mendohet të ketë qenë deti me dallgë, çka mund ta ketë vështirësuar lundrimin dhe për pasojë mund të ketë sjellë defektin.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë