Një peshkatar është mbytur në Karaburun.
Mehmet Aliraj, rreth moshës 60-vjeçare, i cili mblidhte guacka dhe gjuante peshk ka dalë rreth ores 9 të paradites së djeshme në vendin e quajtur Raguza e Parë në gadishullin e Karaburunit duke humbur kontaktet.
Aliraj hyri në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk ka dalë më nga uji. Nga kërkimet paraprake viktima nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret, të cilët po punojnë për gjetjen e 60-vjeçarit. /TCH/
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...