Pas orë pas mbylljes së Qeverisë në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se llogaria në rrjetin social Facebook nuk do të përditësohet rregullisht, me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë.
Ambasada bën me dije se deri në rinisjen e veprimtarisë së rregullt, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit drejt SHBA-ve dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.”, thuhet në postimin e ambasadës.
Dështimi i miratimit të projektligjit për shpenzimet qeveritare në Senat, solli mbylljen e Qeverisë amerikane.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...