Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri.
334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të drejtën e votës dhe shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, edhe pse në disa prej tyre pati vonesa.
Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
Në Vlorë numri i qytetarëve që mund të votonin në 232 qendra votimi ishte 171.895. Në Tepelenë me të drejtë vote ishin 12.667 qytetarë, në 22 qendra votimi.
Në Mat ishin 29.092 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku mund të votonin ishin 47. Në Cërrik ishin 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve ishte 38.724.
Në bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kishin 82. 161 zgjedhës, të cilët mund të votonin në 116 qendra votimi.
Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në daljen për mediat tha se grupmosha që ka marrë pjesë më shumë në këto votime janë ata mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një ‘braktisje’ e kutive të votimit nga të rinjtë.
Ndërkohë qarku i Vlorës rezulton ai me numrin më të ulët të votuesve në krahasim me 4 bashkitë e tjera, me afro 13%. Ndërkohë pjesëmarrje më të lartë ka pasur Mati, me afro 40%.
Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut ishin 13 kandidatë.
Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë./tch
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë