Pas mbylljes së procesit zgjedhor, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, shprehje e Komisionit të Rithemelimit brenda partisë, procesi për numërimin e votave për kryetarët e rinj të degëve ka vijuar me ritme të larta, duke dhënë rezultatet e para përfundimtare.
Në Tiranë, në degën numër 3 kryetar u shpall u shpall Gëzim Demushi me 81% të votave. Ndërkohë, në degën nr. 13 të kryeqytetit fitoi Arsen Valisi me 61% të votave.
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Atird Hoxha është zgjedhur për 4 vjet si kreu i PD-së në Vlorë, ndërsa në Sarandë Manjola Nikolla fitoi me 73% të votave.
Kryetar i PD-së, dega Gjirokastër, u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave. Në Tepelenë, kreu i PD-së u shpall Malo Sadikaj me 87% të votave. Kryetar i PD dega Kukës u shpall Admir Sinamati me 91% , ndërsa në Cërrik fitoi Nadire Asllani me 78%.
Kryetar i PD-së, dega Përmet, u shpall Arson Lipe me 81 % të votave, ndërkohë në Pogradec fitoi Genti Çela me 54% të votave.
Kryetar i PD-së, dega Memaliaj, u shpall Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave, ndërkohë që fitore domethënëse ishte ajo e Arjan Kasës në Këlcyrë, me 92% të votave. Në Patos, fitore për Shezaim Ymerajn me 69% të votave.
Zgjedhjet zhvilloheshin sot në 18 degë. Mungojnë ende rezultatet nga Hasi, Delvina, Kavaja, Kamza dhe dega nr.9 e Tiranës./A2
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës