Procesi i Këshillimit Kombëtar është mbyllur më 31 Mars. Kryeministri Edi Rama bën me dije se në këtë proces kanë marrë pjesë mbi gjysmë milioni qytetarë.
Sipas Ramës me postë kanë dhënë mendimin e tyre 340 143 qytetarë, online 127 130 qytetarë dhe në tenda 95 922. Kreu i qeverisë siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh.
“Dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri.
Nisma e Këshillimit Kombëtar u komunikua fillimisht nga kryeministri Edi Rama më 24 Dhjetor të vitit 2021. Qytetarët u pyetën mbi disa çështje të ndryshme, që nga kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e deri tek politika e jashtme e vendit.
/abcnews.al
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...