Ndërpritet procesi i dhënies së vizave në Ambasadën Gjermane në Tiranë. Lajmi është dhënë nga vetë ambasada, duke cilësuar se vjen si masë e minimizimit të përhapjes së Covid-19.
“Informacion i rëndësishëm! Prej ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale, zyra e vizave dhe e pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese”, shkruan ambasada në “Facebook”.
Personat të cilët u duhet të paraqiten në ambasadë për vizat dhe pasaportat, do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.
“Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Facebook-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, vijon Ambasada Gjermane teksa shton se në raste urgjente qytetarët të kontaktojnë përmes numrit.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...