Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Polonisë, Karol Bachura, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadorin Bachura për kontributin në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen që Polonia i ka dhënë integrimit europian të Shqipërisë.
Prej vitit 1937, kur janë vendosur marrëdhwniet diplomatike midis dy vendeve e deri më sot, bashkëpunimi dypalësh është forcuar. Gjatë viteve të fundit ato janë fuqizuar edhe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë dhe organizimin e veprimtarive të rëndësishme të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtar.
“Shqipëria i është mirënjohëse Polonisë për mbështetjen e saj të vendosur për integrimin europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor si edhe për kontributin aktiv për sigurimin e mbështetjes edhe të Grupit të Vishegradit. Ne vlerësojmë vizionin e Polonisë për domosdoshmërinë e integrimit të rajonit në BE dhe për të mos e lenë atë nën rrezikun e influencave joperëndimore. Ju jemi gjithashtu mirënjohës edhe për mbështetjen për rindërtimin pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit dhe ndihmën për përballimin e pandemisë.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
Ambasadori Karol Bachura falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e bashkëpunimit shqiptaro-polak si edhe vlerësimin e kontributit të tij si Ambasador në fuqizimin e këtij bashkëpunimi. Ai vuri në dukje se Polonia dhe Grupi i Vishegradit, si një model i suksesshëm bashkëpunimi, do të vazhdojnë të mbështesin integrimin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe gjatë procesit të negociatave dhe anëtarësimit./BWMbyll misionin në Tiranë, ambasadori i Polonisë takim me Ruçin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...