Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të angazhojë ministrat dhe deputetët në kryeqytet

16:08 | 22 Mars 2026
E.G

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Fokusi i këtij takimi ishte riorganizimi i partisë dhe sfidat e zgjedhjeve bashkiake për vitit 2027.

Pas diskutimit me krerët e qarqeve, Rama nisi një mbledhje tjetër vetëm për qarkun e Tiranës. Mësohet se kryetari i Selisë Rozë ka bërë ndarje të drejtuesve në kryeqytet duke angazhuar deputet dhe ministra në njësitë e Tiranës si Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Delina Ibrahimaj, Taulant Balla, Albana Kociu, Ogerta Manastirliu, Niko Peleshi, Sofian Jaupaj si dhe Besfort Lamallari.

Ky takim vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara një ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë së PS, ku Rama u vuri kusht kryebashkiakëve aktuale, të cilët duhet të realizojnë të paktën 10 kontrata për paketën e maleve në qoftë se duan të rikandidojnë.

Sipas Ramës këto projekte kanë ndikim të madh në ekonominë vendore dhe duhet të trajtohen me seriozitet maksimal për të arritur 1 mijë investimeve në të gjithë vendin përmes kësaj pakete.

/rtsh.al/