Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./tch
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...