Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka pasur për çështje kryesore diskutimi gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së vendit për vitin 2018, për të cilat ka informuar kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, për kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve; luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; për emergjencat civile; sigurinë e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale; si dhe mbrojtjen kibernetike kanë raportuar anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti Meta ka theksuar rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe forcimin e kontrollit të kufijve, e më tej ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës, pa kompromis, kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Sipas Metës, raportet e DASH-it, BE-së dhe agjencive partnere të specializuara këto çështje të rëndësishme janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qëndrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe anëtarësimin në BE. / Top Channel
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...