83 mijë punonjës janë sot pjesë e administratës. Ministria e Arsimit ka numrin më të madh të të punësuarve, ndërsa institucioni që ka më pak të punësuar është Presidenca.
Në administratën publike në Shqipëri punojnë 83, 749 persona, të ndarë në 95 institucione të ndryshme.
Numrin më të madh të punonjësve e mban Ministria e Arsimit me 31,011 persona të punësuar, pas saj vjen Ministria e Brendshme me 15, 079 punonjës.
Të dyja ministritë mbajnë numrin më të lartë të punonjësve për shkak të sektorëve ku bëjnë pjesë mësuesit dhe efektivët e policisë.
E renditur në vendin e tretë për numrin më të lartë të punonjësve është edhe Ministria e Mbrojtjes me 8,863 të punësuar, financat me 5,986 dhe Ministria e Shëndetësisë me 4,293 punonjës.
Ndër ministritë që renditen me numrin më të ulët të punonjësve është ajo e jashtme, me 577 punonjës, e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës me 1,033 punonjësve.
Po ashtu, edhe Presidenca ka një numër të ulët punonjësish, përkatësisht 86, ndjekur nga kryeministria me 177 punonjës./Euronews Albania
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...
Pas vërshimeve, dalin analizat e ujit – KRU “Mitrovica”: Mun...