Që prej marsit të vitit të kaluar, bazuar në shifrat ditore të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri janë infektuar 120,022 persona.
Nga këta persona 2122 kanë ndërruar jetë, ndërsa 83,954 persona kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e padukshëm. Aktualisht janë 33,946 të infektuar në të gjithë vendin.
Për fat të mirë, gjatë ditëve të fundit, ka pasur një rënie të personave të shtruar në spital.
Në raportimin e së premtes, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht në spitalet Covid ndodhen 390 persona.
Ndërkohë është duke vazhduar procesi i vaksinimit ku vetëm gjatë së premtes janë kryer 4998 vaksinime kundër COVID-19 dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit./A2 CNN
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...