Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në Portin e Shëngjinit anija me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali.
Mjeti lundrues është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas përfundimit të procedurave të pritjes dhe identifikimit, emigrantët janë transferuar drejt kampit të Gjadrit.
Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar mes autoriteteve shqiptare dhe qeverisë italiane, në zbatim të dekretit të ri të qeverisë Meloni për zhvendosjen e përkohshme të emigrantëve të refuzuar në territorin shqiptar./tch
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...