Këtë të martë, 21 maj, po mbahet protesta e tetë e opozitës në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.
Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Edhe kjo protestë e radhës ishte me të njëjtin skenar, ku fillimisht ishin aktivistët të cilët morën fjalën në podium, por më pas pati dhe sulm me bomba molotov në drejtim të godinës.
Një numer i lartë forcave të policisë rrethuan zonën për mbarëvajtjen e protestës, duke vendosur dhe një gardh metalik që ndante efektivët nga qytetarët.
Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.
Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj./euronews.al
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë