Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli tha se masat aktuale nuk do të ndryshojnë, të paktën edhe për dy javë, kur pritet të bëhet një tjetër rivlerësim i situatës.
Megjithë konfirmimin se tashmë mutacioni britanik ka mbërritur në vendin, Rakacolli tha se situata është e qëndrueshme.
Rakacolli: U vlerësuan indikatorët e situatës dhe nga analiza e tyre jemi në atë situatë që paraqitet e qëndrueshme dhe ajo tendencë ulje vazhdon të mbetet e tillë, por natyrisht tashmë kemi variantin e ri dhe mendojmë që masat e kanë dhënë efikasitetin dhe ti mbajmë në këtë status, pra ora policore do të jetë ajo që kanë qenë , mësimi online, kjo dhe për shkak të infektimeve te të rinjtë, edhe ndalimi i udhëtimve me Britaninë edhe për dy javë.
Sa për vendimin e GJK, për grumbullimet, e quajmë të arsyeshme , pra do e rivlerësojmë situatën dhe masat pas dy javësh.
Nuk kemi asnjë nivel të dëshiruar të zbatimit të masave, megjithë përmirësimin e lehtë nuk jemi aty ku duhet./TCH
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...