Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka dhënë një tjetër “shuplakë” situatës së rendit në Shqipëri dhe Kryeministrit Edi Rama.
Këtë radhë në fokur të reagimit të tij ka qenë kultivimi i kanabisit në Shqipëri. Nisur edhe nga deklarata e fortë e bërë dje në Kuvend nga ana e Nënkryetarit të LSI Luan Rama se një pjesë e mirë e kanabisit të sekuestruar është zhdukur pa lejen e prokurorit, ka ardhur edhe reagimi i Manjanit.
Sipas asaj që shkruan ai në Twitter, Manjani thotë se denoncimi i bërë nga Rama dje në Kuvend është ulëritës. Manjani thekson se kjo trehon edhe një herë tjetër se në burg po mbahen persona pa prova, e nga ana tjetër droga po “rilind” në treg.
“Ulëritës është denoncimi i L.Ramës për zhdukjen e drogës pa urdhër të prokurorit! Mbahen në burg njerëz pa prova dhe droga “rilind” në treg!” shkruan Manjani
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...