Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur se masat e reja kufizuese, që kanë hyrë në fuqi në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme, janë masa të intensitetit mesatar.
E ftuar në “Open”, ajo shtoi se me evoluimin e epidemisë do të informohen edhe hapat e tjerë që do të ndërmerren.
“Këto masa janë masa të intensitetit mesatar. Situata është dinamike, patjetër që dhe masat janë fleksibël, grupet e punës po monitorojnë situatën. Do të ketë një vlerësim periodik me bazë javore dhe dy javore, me evoluimin epidemisë do kemi dhe komunikime që do informojmë për hapat që do ndërmarrim dhe situatën epidemiologjike,“- theksoi Manastirliu./tch/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...