Në një intervistë për emisionin opinion, dhe pak orë pasi parlamenti e shkarkoi, Malaj u shpreh se ai ka qenë kundër modelit qeverisës së Ramës.
Malaj gjithashtu i është referuar dhe gjyqit mes qeverisë e biznesmenit Bechetti, i cili sipas ish Ministrit të Financave, do t’i fitojë 110 mln dollarë në gjyq për arsyen e thjeshtë se kryebashkiaku Veliaj (atëherë Ministër i Çështjeve Sociale) dhe Edi Rama e kanë kërcënuar me sms pronarin e ish televizionit Agon.

Malaj: Taulant Balla më ka kërkuar mos kritiko qeverinë dhe Lali Erin, se të heqim nga puna. E kam këtu me sms.
Fevziu: A mund të na e tregoni.
Malaj: Jo, jo. Nuk kam arsye pse ta bëj publike, por ajo është këtu.
Malaj: 110 mln dollarët që do t’i vijnë gjobë qeverisë nga rasti i Bechettit, e dini ju që ajo gjobë do të na vijë për shkak të sms-ve që Rama e Lali Eri i kanë dërguar atij biznesmeni? Po, po, i kanë dërguar sms kërcënuese pronarit të AGON dhe siç dhe e dini, kur një politikan kërcënon një biznesmen, në gjykatat ndërkombëtare e ke të humbur gjyqin. Por këta janë kalamaj./albeu/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...