Pesë anëtarë të një familjeje mbetën të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin humbi kontrollin në aksin Lushnjë-Berat.
Personat që udhëtonin me një mjet tip “Fuoristradë Toyota” me targa AB 320 BK kanë përfunduar në një parcelë me misër.
Fuoristrada ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë derisa në fund ka ndaluar me dëmtime të rënda. Ngjarja ndodhi në orën 18:00 në aksin rrugor Lushnjë-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.
Policia dhe fermerët e banorët e zonës kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Policia përveç hetimeve të rrethanave të ngjarjes, ka ndërhyrë për të liruar trafikun e rënduar.
Drejtuesi i mjetit është me lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerët janë nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë./tch/
Moti i keq kaplon disa vende të SHBA-së
Vinicius blen një klub ambicioz evropian – dëshiron ta fus n...
Lirohen 12 personat e ndaluar nga policia në veri, u shqipto...
“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA...
“Mos u ndal me kulaça deri sa të mbushet tepsia” – Gjesti me...
Barça fiton minimalisht dhe merr kreun e tabelës