Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, ku si pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar.
Policia njofton se një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin të Elbasanit, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan. Ky i fundit nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes dhe ka ndërruar jetë. Është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...