Makina fluturoi jashtë rruge, vdes shqiptari në Greqi

00:55 | 23 Shkurt 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Greqi.

Një 42-vjeçar vdiq tragjikisht mbrëmë pas një aksidenti me makinë në Halkidiki.

Ngjarja ndodhi pak jashtë Ierissos.

Nën rrethana të paqarta, automjeti i drejtuar nga 42-vjeçari shqiptar, doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Përplasja ishte e fortë dhe me pasoja fatale për shqiptarin, emrin e të cilit nuk e bëjnë të ditur mediat greke.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë./noa.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara