Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mesditën e së hënës në aksin Maqellarë-Peshkopi. Një automjet tip pasat humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, duke përfunduar në një arë.
Për pasojë drejtuesi i mjetit, Edison Hamzaj 30 vjeç humbi jetën në vend ngjarje, ndërsa tre persona të tjerë që udhëtonin me të njëjtin automjet: Albert, Denis dhe Premtim Hamzaj, të moshave nga 21 deri në 27 vjeç u plagosën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Dibrës, jashtë rrezikut për jetën
Lidhur me këtë aksident një grupi hetimor po heton për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dyshimet e para janë se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.
Edison Hamzaj është viktima e parë nga aksidentet rrugore për vitin 2022, ndërsa në 3 ditët e para u regjistruan dhe 9 ngjarje të tjera rrugore me 11 të plagosur. Aksidenti i parë për këtë vit u shënua me 1 janar në Elbasan, ndërsa me 2 janar u regjistruan edhe 5 aksidente të tjera rrugore, ku si pasojë u lënduan 8 qytetarë. Në 3 janar, krahas aksidentit tragjik në Peshkopi, u shënuan edhe dy aksidente të tjera në Bulqizë./Tv Klan/
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...