Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha është paraqitur në SPAK.
Nisur nga informacionet paraprake, Basha po pyetet në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm i lidhur me hetimin e dosjes së 21 Janarit me 4 viktima që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme.
Basha është parqitur i vetëm, i thirrur në cilësinë e personit që ka dijneni dhe ka qenë i përmendur emri i tij edhe në kallëzimin e faamiljarëve të të ndjerit Aleks Nika, një vrasje kjo ende e pazbardhur e tragjendisë së 21 Janarit në vitin 2011, atje ku gjatë një proteste humbën jetën 4 protestues.
Basha nuk është i vetmi që ka dhënë shpjegime lidhur me çështjen e 21 Janarit. Më herët kanë qenë edhe persona të tjerë që janë pyetur në Prokurorinë e Posaçme./euronews.al
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...