Stela Gugallja, e shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, është lokalizuar në shtetin austriak dhe autoritetet vendase e kanë vënë në dijeni për urdhër kërkimin shqiptar.
Në Shqipëri Gugallja është marrë si e pandehur nga Spak në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Sipas SPAK, në cilësinë e administratores së “Albtek Energy”, kompania koncensionare ka kryer “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “pastrim parash”.
Burime pranë SPAK bënë me dije se nuk ka ndonjë masë sigurie “arrest në burg” ndaj saj në këtë vend.
Pala shqiptare ka përcjellë të gjitha aktet e dosjes së SPAK kundër Gugalljes.
Ndaj saj ka nisur procesi i ekstradimit, por ende nuk ka një vendim për lejimin ose jo të ekstradimit të saj në Shqipëri. /a2news
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...