Një lojë mes të miturish është kthyer në një aksident fatal për një 10-vjeçar në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gryka e Zezë, ku tre fëmijë, të afërm me njëri-tjetrin, kanë marrë një mjet tip traktor për të luajtur.
Pasi e kanë vënë në punë mjetin bujqësor, të miturit, dy 11-vjeçarë dhe njëri 10 vjeç, kanë përshkuar rreth 700 metra rrugë, por më pas kanë dalë prej saj duke rënë në një kanal me ujë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen 10-vjeçari me inicialet N.N. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po kryejnë veprimet proceduriale për të hedhur dritë mbi sa ka ndodhur./tch
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...