Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar në rrjete sociale një status ku u ka bërë apel dhe thirrje shoferëve për një sjellje normale në rrugë në respekt të qetësisë dhe të jetës.
Sipas tij gjobat që vendosen janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.
Postimi i plotë i ministrit në Facebook:
Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.
Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..
Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.
Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.
Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...